VIDEO/ Britmat dhe lutjet e Enkelejdës për ndihmë para se të masakrohej

16 Maj 2024, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Britmat dhe lutjet e Enkelejdës për ndihmë para se të
Pas një përjetimi të gjatë tmerri nga dhuna për 40-vjeçaren shqiptare Enkelejda Danaj, fundi ishte tragjik për të. Ish-bashkëshorti Eduart Danaj që e dhunonte prej kohësh, e masakroi mëngjesin e sotëm me thikë në mes të rrugës  në zonën më qendrore të Menidit në Athinë, Greqi.

Së fundmi, mediat greke kanë publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku dëgjohen lutjet e Enkelejdës për ndihmë gjatë një sherri me ish-bashkëshortin e saj Eduart Danaj.

Pamjet i përkasin mbrëmjes së të hënës së kaluar, vetëm pak ditë para se ajo të vritej me thikë në bark.

Në të, 40-vjeçarja dëgjohet duke i thënë 50-vjeçarit që ta linte të qetë pasi “janë të divorcuar”. 50 vjeçari, në gjendje të dehur, e ka sharë dhe kërcënuar atë dhe në një moment teksa ajo ka tentuar që të lajmërojë policinë, e ka kapur për qafe.

Vajza e tyre, e cila ka qenë e pranishme, ka lajmëruar policinë. “Do të të vras”, dgjohet duke bërtitur në video 50-vjeçari, i cili ishte jashtë kontrollit.

Kujtojmë se pasi vrau ish-gruan e tij, Eduart Danaj, la thikën tek vendi i krimit dhe u arratis, duke e lënë ish-bashkëshorten të vdekur në mes të rrugës. Ai u kap disa orë më vonë nga policia greke në në zonën e Filit, teksa është gjetur në një pallat duke konsumuar alkool.

Enkelejda Danaj ishte nënë e dy fëmijëve, teksa gjeti fundin tragjik pas një historie të trishtë, ku e kishte denoncuar tre herë në polici dhunën nga bashkëshorti.

Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.

ediat greke theksojnë se kishte një urdhër gjykate që e ndalonte Eduard Danaj të jetonte në një shtëpi me bashkëshorten, por ajo e kishte lejuar vetë që në vitin 2018.Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), ndërsa të premten e 17 majit kishte një seancë dëgjimore në gjyq.

40-vjeçarja ishte informuar nga autoritete për mundësinë e instalimit të një aplikacioni “Panic Button” në celularin e saj, përmes së cilit mund të njoftonte policinë në rast dhune. Por ajo e kishte refuzuar këtë aplikacion, madje edhe një shtëpi të sigurt, duke deklaruar se nuk e dëshiron.

 

 

Po ndodh...