“Bileta” e fundit e Superiores, ja kur do të luhet sfida mes Laçit dhe Flamurtarit
16 Maj 2024, 17:37 / SPORT

Flamurtari mposhti dje Apoloninë në finalen e Play Off-it në Kategorinë e Parë dhe tashmë do të sfidojë Laçin (kurbinasit mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8-të në Superiore) në ndeshjen që vendos se kush nga dy skuadrat do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.
Ndeshja e Play Off-it për Kategorinë Superiore Laçi-Flamurtari, do të zhvillohet më datë 19 maj në orën 16:00, në stadiumin e Laçit.
Kujtojmë që Kukësi dhe Erzeni ranë në kategorinë inferiore në përfundim të sezonit të rregullt, ndërsa AF Elbasani dhe Bylisi u ngjitën në Superiore.
Të dielën do të mësohet edhe emri i skuadrës së fundit që do të militojë në elitë sezonin e ardhshëm.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

