VIDEO/ Me zinxhir në këmbë, momenti i arrestimit të Soni Pepës në Santo Domingo

Policia në Santo Domingo ka publikuar pamjet e arrestimit të Soni Pepës, trafikantit ndërkombëtar të kërkuar nga SPAK.
Siç shikohet në pamje, Pepa ka pranga në duar dhe zinxhirë në këmbë, pasi cilësohet person me rrezikshmëri tepër të lartë shoqërore.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, është arrestuar në Santo Domingo, i dyshuari për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës, 40-vjeçari Soni Pepa. Ai duket seprej kohësh fshihej në vendet e Amerikës Latine.
Sipas mediave vendase, Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash.
Emri i të ndaluarit Soni Pepa, 40 vjeç, është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.
I ndaluari u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit për deportim të mëvonshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
