Vlorë/ Goditi me thikë 35-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta, ‘Shqiponjat’ arrestojnë të riun

29 Mars 2024, 19:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlorë/ Goditi me thikë 35-vjeçarin pas një konflikti

Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga “Shqiponjat” pasi plagosi me thikë një 35-vjeçar.

Dyshohet se 30-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. plagosi me 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.A. në vendin e quajtur “Landfilli” në fshatin Sherishtë, pas një debati për motive të dobëta.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.  

 

Po ndodh...

ide