Vlorë, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë e moshuara 85-vjeç

23 Shkurt 2025, 10:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlorë, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë e

Një 85-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, në Vlorë.

Policia e Vlorës bën me dije se sipas dëshmive paraprake të familjarëve, e moshuara me iniciale B.A vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide