Vodhën sende me vlerë, USB dhe dokumente në një banesë në zonë e “Zogut të Zi”, arrestohen dy prej autorëve të dyshuar

3 Qershor 2025, 22:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vodhën sende me vlerë, USB dhe dokumente në një banesë

Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hardisk, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Komisariati nr.2 ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.

 

Po ndodh...