Votat sipas kandidatëve/ Dështon zgjedhja e drejtorit RTSH, Këshilli Drejtues mblidhet të premten për tjetër votim

24 Prill 2025, 11:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Votat sipas kandidatëve/ Dështon zgjedhja e drejtorit RTSH,

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH.

Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë.

Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.

Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.

Votat e marra nga kandidatët në votimin e parë:

Po ndodh...

ide