Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn

Është shtyrë seanca për Sokol Mjacajn i cili akuzohet për vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.
Si ndodhi vrasja?
Ngjarja e rëndë u shënua në dhjetor të vitit të kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj, para se të futej në regjimin “41 biss”, ekzekutoi brenda qelisë Arben Lleshin dhe plagosi në këmbë Indrit Shaqjan.
Për armën e krimit, kishte disa versione për mënyrën se si ajo kishte hyrë brenda qelisë. Fillimisht u raportua së arma ishte hedhur me dron, por pas konstatimit se nuk kishte asnjë dëmtim, ky pretendim ra.
Autori Sokol Mjacaj ka mohuar fillimisht që të jetë paguar nga jashtë për ekzekutimin e Lleshit, por kjo deklaratë nuk është besuar nga hetuesit. Në pretendimin e tij, Mjacaj ka thënë se ka pasur konflikt me Lleshin pasi nuk e ka pranuar në sektor, ndërsa ka theksuar se nëse nuk do ishte vënë në dijeni se do futej në “41 biss”, atëherë nuk do e kishte kryer krimin e rëndë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


