Vrasja e Pëllumb Metës/ Merr ‘kthesë’ hetimi, në armën e krimit gjenden gjurmët e djalit të vogël
11 Mars 2024, 10:22 / AKTUALITET

Merr tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.
Këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.
Policia është befasuar nga rezultatet, pasi në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta.
Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qellonin. Autori i dyshuar Hysen Meta ka refuzuar të qëllonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



