Vrasja e Ardian Nikulajt/ Autori ndaloi të furnizonte motorin, merret në pyetje punonjësi i karburantit

Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pike karburanti në rrugën Lezhë-Shkodër.
Kjo është zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar për të pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.
Ai ka pasur veshur të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin. Më pas është larguar.
Ky mjet dyshohet te jetë blere nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit.
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

