Vrasja e Bujar Likës dhe biznesmenti Paulin Gjergji, dënohen me 30 vite burg dy bashkëpunëtorët e krimit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe biznesmenti Paulin Gjergji, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.
Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.
Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, e cila arriti të provoje se dy personat të cilët vijojnë të jenë në arrati kanë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë.
Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.
Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.
Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta.
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në një lokal në anë të autostradës Milot-Thumanë, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



