Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Gjykata e Elbasanit lë në burg 3 të miturit

27 Korrik 2023, 12:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Gjykata e Elbasanit lë në burg 3

Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, është mbajtur seanca gjyqësore për 3 të miturit nga Gramshi të cilët janë quajtur bashkëpunëtorë me shtetasin Orgito Çarçiu, i cili goditi për vdekje me thikë 16 vjeçarin Fatjon Bicin dhe plagosi kushëririn e tij Marko Lici.

Të arrestuarit për vrasjen e kryer në bashkpunim Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi, sot kanë kërkuar një ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, por Gjykata ka rrëzuar kërkeseën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më mesin e muajit Maj në qytetin e Gramshit, ku pas një sherri që kishte nisur në rrjetet sociale mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Po ndodh...