Vrasja e Ilaria Sulës, gazetarja zbulon detaje të reja: Mikeshat e saj thonë se ajo shkoi në shtëpinë e të dashurit

7 Prill 2025, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Ilaria Sulës, gazetarja zbulon detaje të reja: Mikeshat e saj

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka tronditur mbarë opinionin publik. Lidhur me këtë ngjarje në emisionin “Opinion” në Tv Klan në një lidhje direkte ishte gazetarja Alba Kepi, e cila solli detajet më të reja mbi hetimet.

Gazetarja ndër të tjera zbuloi edhe shkakun që dyshohet se pse Ilaria Sula ndodhej në banesën e ish të dashurit të saj.

“Sa i takon detajeve se pse ndodhej në banesë sipas rrëfimit të një prej mikeshave të saj  ka thënë që Ilaria ndodhej për të dorëzuar disa veshje që Mark Antony ka pasur në banesën dhe në shtëpinë ku Ilaria jetonte me disa mikesha të saj studente”, theksoi Kepi.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nëna e autorit ka pranuar bashkëpunimin me të birin për fshehjen e trupit të Ilarias.

“Dita e sotme ka nisur pikërisht me këto dyshime që ju hidhni tani. Ka qenë prokurori i çështjes i cili ka thënë që prej datës 2 Prill- 7 Prill të gjitha detaje që kemi mbledhur na  bëjnë të qartë që kjo ngjarje duhet të rishkruhet dhe ka nisur me marrjen në pyetje të nënës, e cila në rrëfimine  parë ka mohuar gjtihaçka dhe të gjitha këto kanë bërë që të kishte dyshime dhe sot nëna e tij ka pranuar që ka qenë bashkëpunëtore në fshehjen e trupit. Ajo ka rëfyer se ka dëgjuar thirrjet e Ilarias në ato momente. Është futur në dhomën e gjumit të të birit dhe ka parë se çfarë ka ndodhur. E ka ndihmuar që të hedhë tapetin e dhomës, e cila ishte e mbushur me gjak. E ka ndihmuar që të pastrojë dhomën dhe të fusë Ilarian e ndjerë në një thes të zi mbeturinash dhe më pas për ta fshehur brenda valixhes ku më pas u gjet”, shprehet gazetarja.

Ndër të tjera gazetarja ka bërë të ditur se autopsia nuk ka munudur  të përcaktojë të saktë orarin e vdekjes së Ilaria, por prokurori i çështjes shprehet se nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

“Autopsia mbi trupin e saj, nuk ka mundur të përcaktojë orarin e vdekjes. Thuhet në mbrëmjen e datës 25 Mars duke u gdhirë data 26 Mars. Ndërsa sipas Mark Antony ata e kanë kaluar natën bashkë dhe në mëngjes ai e ka kryer këtë vrasje, por një fotogramë e policisë rrugore dhe telekamerave që masin shpejtësinë e makinave ka kapur automjetin e babait të Mark Antony me të cilën ka transportuar trupin, rreth 500 metra larg vendit të gjetjes së valixhes rreth orës 6 të mëngjesit. Për këtë thotë prokurori i çështjes që me shumë gjasa vrasja është kryer gjatë natës dhe ai ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të pastruar dhomën dhe për të zhdukur trupin”, thekson gazetarja.

Gazetarja Kepi shprehet se kompjuteri i kompjuteri i vrasësit është shumë i rëndësishëm për hetimet e ngjarjes.

“Kompjuteri i Mark Antony është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se kush kanë qenë aksionet e tij, por mbi të gjitha telefoni celular i Ilaria Sulës të cilën për një javë rresht autori i krimit e ka përdorur, por sipas rrëfimit të tij e ka hedhur në një puset”, thekson gazetarja Kepi.

 

Po ndodh...