Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Sot seanca e radhës për Arbër Paplekajn, pyeten dëshmitarët

21 Mars 2023, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Sot seanca e radhës për Arbër

Sot në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca e radhës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan. Gjykata prej disa javësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, numri i të cilëve është 59, e sot po ashtu do të ndodhë e njëjta gjë.

Gjatë seancës së sotme, Paplekaj do të përballet me dëshmitarët dhe do të ketë mundësi të replikojë. Ndërkohë që në seancën e fundit, në pranga përfundoi një prej dëshmitarëve, Donald Zane, i cili u akuzua se kishte dhënë dëshmi të rremë, pasi njëherë pohoi se kishte parë gjithçka, më pas e mohoi. Kundër tij ishin edhe pamjet filmike nga të cilat rezultoi se ky person ka pasur një fushëpamje dhe ka qenë disa metra larg vendit të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide