Vrasja e shqiptarit në Itali/ Policia dyshime për krim pasioni, përjashtohet pista e grabitjes

23 Janar 2024, 13:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Policia dyshime për krim pasioni,
Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me vrasjen e 39-vjeçar  shqiptar, Bledar Dedja i cili u gjet i pajetë pak ditë më parë. Shqiptari i cili jetonte prej vitesh në Asolo u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa.

Hetuesit  kanë nisur hetime ku gjithashtu kanë marrë në pyëtjë të afërmit e vikitmës nësë ai kishte pasur konflikte më parë ndërsa kjo ka rënë si dyshim tashmë është ngritur një tjëtër pasi dyshohet vrasja mund të jetë një krim pasioni. Sipas mediave italiane, ai me gjasë tentoi t’i ikte vrasësit nga takimi që përfundoi keq, duke u larguar gati 100 metra nga makina që u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Po sipas dyshimeve të para, pista e grabitjes është përjashtuar nga hetuesit. Mediat italiane thonë se portofoli dhe të gjitha sendet personale të shqiptarit nuk janë prekur dhe kjo ka bërë që hetuesit ta përjashtojnë grabitjen si pistë hetimi. 

Karabinierët kanë marrë po ashtu në pyetje familjarët dhe miqtë e 39-vjeçarit. Kryesore për ta është të zbulojnë se kë do të takonte pasditen e së shtunës, pasi kjo është ende mister. Goditja fatale ishte në mushkëri, ndërsa të shumta janë plagët që mori në duar në tentativë për t’u mbrojtur. Zona ku ndodhi vrasja nuk është e pajisur me kamera sigurie. E vetmja shpresë është që makina Mercedes e viktimës të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë.

Po ndodh...

ide