Vrasja në Shënavlash, prokurorja kërkon “Arrest me burg” për tre fëmijët: Në trupin e Pëllumb Metës u gjetën tre plagë

26 Shkurt 2024, 12:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja në Shënavlash, prokurorja kërkon “Arrest me

Ngjarjen e rëndë në Shënavlash, prokurorja Suela Behluli ka prezantuar para gjykatës faktet në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Ajo ka kërkuar “Arrest me burg" për tre fëmijët e familjes Meta.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tre fëmijëve të familjes Meta, ka kërkuar masë më të lehtë për Hysen Metën, masë ndryshe sigurie për Hygertën pasi vijon shkollën dhe arrest shtëpie për Amrildo Metën, më të voglin e të tre fëmijëve.

“Në 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10.

Mjeti është gjetur në zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Në të nuk janë gjetur gjurmë . Në kroskot u gjeten dokumentet e makinës.

Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrare ajo bananë. Në trup u gjetën tre plage me arme zjarri. Ne divan u gjet nje gezhoje ne sirtarin

U ripyet Hygerta e cila deklaroi se krimin e kreu vëllai.

Ajo tha se ka qenë ajo që e ka lidhur kufomën.

Kanë qenë në banesë Hygerta dhe vëllai.

Hyseni e ka qëlluar me katër plumba. 

Më pas dy vëllezërit e kanë varrosur në kasolle.

Më pas dy djemtë e kanë marrë mjetin e kanë lënë në zonën e pishave në Fshatin Rinia.

Kërkojmë masë sigurie "Arrest me burg".

Hysen Meta ka vrarë babanë.

Hygerta Meta ka fshehur kufomën.

Amarildo Meta ka fshehur kufomën.

Kërkojmë vlerësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë ”, tha prokurorja, sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tre fëmijëve të familjes Meta, ka kërkuar masë më të lehtë për Hysen Metën, masë ndryshe sigurie për Hygertën pasi vijon shkollën dhe arrest shtëpie për Amrildo Metën, më të voglin e të tre fëmijëve.

 

Po ndodh...