Vrau babanë dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, zbardhet identiteti i vajzës dhe viktimës në Durrës
23 Shkurt 2024, 09:06 / AKTUALITET

Është zbuluar identiteti i autorit dhe viktimës në ngjarjen e rëndë në Durrës.
Autorja është identifikuar si Hygerta Meta, dhe viktima Pellumb Meta.
Sipas njoftimit të policisë, në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Pas hetimeve rezultoi se e bija e kishte vrarë babanë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr.
Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte 19-vjeçaren.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



