Vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi, arrestohet në Greqi 43-vjeçari Gerald Shehu

6 Qershor 2024, 18:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi, arrestohet në Greqi 43-vjeçari
Është arrestuar në një aeroport në Greqi Gerald Shehu, personi që dyshohet se vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi në hotelin që ishte në bashkëpronësi të vjehrrit të tij në Dhërmi.

Pas krimit Shehu u arratisur në Greqi, ku sipas Neës24 u bë e mundur edhe prangosja e tij.

Viktima, dyshohet se punonte recepsionist në hotelin ku u rrëmbye, dhe akoma nuk është gjetur trupi i tij.

Ndërsa sipas raportimeve, konflikti ndodhi në një dhomë në hotelin, ku Gerald Shehu, rrëmbeu Eraldo Nevruzin, e torturoi, e qëlloi për vdekje dhe më pas i zhduku trupin.

Gjithashtu policia bëri me dije se deri më tani janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

 

Po ndodh...