
Vuan nga klaustrofobia, Erzen Breçani transportohet në spitalin e burgut

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të burgut.
Burime thanë se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.
Nga ana tjetër, Erzen Breçani ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.
Breçani u arrestua më 21 nëntor 2023 e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.
Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal më 21 nëntor.
Grupi akuzohet se është përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.
Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u ekzekutan 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë.
Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.
Gjashtë persona u shpallën në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128