Yuri Kim takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi
25 Maj 2023, 15:58 / AKTUALITET

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Diplomatja amerikane e uroi gjyqtaren për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet. Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës”, shkruan ambasadorja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
