Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Klaudio Prendit, viktima kishte konflikte për borxhet

Klaudio Prendi, i cili u vra me silenciator, dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje, ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet, duke u konfliktuar me grushte me persona të tjerë.
Ndërkohë, arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo derisa të përfundonte në atentat.
Mësohet se makina G-Class që qarkullonte kur iu bë atentati, Klaudio Prendi nuk ishte në emrin e tij, po të një familjareje.
Klajdi Prendi u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së martës, sapo doli nga një lokal në zonën e Porcelanit dhe hipi në automjetin e tij.
Policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, përveç një automjeti që dyshohet se u përdor në krim dhe u gjet i djegur në zonën e Farkës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
