Zbardhet identeti i shqiptarit që iu bë atentat në Greqi, 43-vjeçari kishte kryer burg për çështje droge

25 Janar 2024, 12:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet identeti i shqiptarit që iu bë atentat në Greqi,
Emil Bracka është shqiptari i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia të Greqisë.

43-vjeçari nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia, mësohet se ka precedentë penalë për çështje droge. Bracka rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë greke, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj, por vetëm një plumb e ka kapur në trup. Nga ana tjetër mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras.

Po ndodh...