Zbardhet misteri/ Shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në Itali, u vra me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij

19 Shtator 2023, 08:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet misteri/ Shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në Itali, u vra me

Zbardhen detaje nga vdekja e shqiptarit Ilir Dervashi, në Itali. Mediat fqinje raportojnë se plagët që Dervashi kishte në bark nuk ishin ato të një aksidenti automobilistik.

Pas kontrollit të parë nga mjekët, u kuptua se shqiptari ishte viktimë e një vrasje. Duke konfirmuar dyshimet e efektivëve, pas ndërhyrjes që u bë, u zbulua se 47-vjeçari shqiptar, para aksidentit, ishte goditur në bark.

Goditjet e shkaktuara, dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e një sulmi me kaçavidë. Një vdekje për të cilën akuzohet tashmë drejtuesi i makinës, Miri Gurra, gjithashtu 34-vjeçar shqiptar, i arrestuar të dielën për vrasje. 

Aksidenti në A13 ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës në drejtim të Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navile. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë, duke përfunduar në anë të rrugës. 

34-vjeçari nuk mori asnjë plagë, por Dervashi gjeti vdekjen. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren kujdestare Michela Guidi.

Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar. Dhe në këtë kontekst zemërimi, Gurra, duke kapur gjënë e parë që shihte, pra një kaçavidë të gjetur në kabinën e pasagjerëve, e goditi vazhdimisht Dervashin në bark. Në këtë fazë ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke e goditur makinën përballë.

Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as prokurorëve. Mundësinë e inateve të vjetra mund të kenë shkaktuar grindje.