Zbardhet shkaku i ngjarjes i atentatit në Fier, dy të rinjtë ishin konfliktuar një muaj më parë

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku iu bë atentat një nëne dhe djalit të saj, teksa ecnin me motor.
Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një konflikt mes të rinjsh, ndodhur një muaj më parë. Për ngjarjen u arrestuar 66-vjeçari Afrim Cimili dhe u shpall në kërkim djali i tij.
Gazetari Igli Çelmeta: Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën nënë e bir. Policia ka arrestuar Afrim Cimilin e ka shpallur në kërkim Ali Cimilin dhe babanë e tij. Babë e bir i kanë dalë përpara nënës dhe djalit, Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës. Nga të shtënat nuk janë dëmtuar nënë e bir, por janë plagosur nga goditja prej makinës së autorëve.
Shkak për ngjarjen dyshohet se është një konflikt i ndodhur një muaj mes Hysen Mërnicës dhe Ali Cimilit. Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj. Është arrestuar Afrim Cimili dhe është shpallur në kërkim djali i tij./BW
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

