Lihet në burg punonjësja e postës private, Korçë që zhvati 3 mln euro duke mashtruar

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private.
Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë. Gjyqtarja e çëshjtes Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka.
Beqiri ka mohuar akuzat, avokatët kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.
Nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.
“Ishte vetëm vlerësimi i masës së sigurisë, ne kemi variantin tonë që jemi përballë të mosmarrëveshjes civile dhe nuk ka asnjë provë për vepër penale, dhe shifrat janë fiktive me të cilat nuk ka lidhje e mbrojtura nga ana jonë. Ka mosrakordim detyrimesh dhe jo vjedhje. Do e çojmë vendimin në Apel dhe shpresojmë që të marrim përgjigjen e duhur”, ka thënë avokati
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
