Zhvati pacientët me kancer/ Mjekja Alketa Pere: Për pak u hodha nga ballkoni…

2 Korrik 2024, 22:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhvati pacientët me kancer/ Mjekja Alketa Pere: Për pak u hodha nga
Pas deklaratave me të cilat u kthye në “meme” në rrjetet sociale, ish-mjekja e Onkologjikut Alketa Pere edhe mbrëmjen e sotme ka tërhequr vëmendjen e publikut.

E ftuar në ‘Top Story’, mjekja që akuzohet nga Prokuroria se ka “zhvatur” pacientët me kancer ka deklaruar se për pak tentoi vetëvrasjen kur mori vesh lajmin për pezullimin nga puna.

Biseda në studio:

Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në publik?

Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.

Grida Duma: Ndihesh mjeke?

Alketa Pere: “Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni”

Skandali i Onkologjisë

Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, akuzohet për veprën penale të “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut:

1- Edmond Gashi (mjek) – “Arrest shtëpie” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
2- Alketa Pere Ymeri (mjeke) – “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
3- Brikena Qirjazi (zv.drejtoreshë e QSUT) -“Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
4- Emiljano Lela (Koordinatori pranë onkologjikut) –  “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
5- Drilona Kishta (ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë) – “Detyrim Paraqitje” – Akuza: ‘Shpërdorim detyre’
6- Halil Gashi (administrator i klinikës Megis) – “Detyrim paraqitje” – Akuza: ‘Fshehje e te ardhurave’
7- Florian Marku (administrator farmacie) – “Arrest shtëpie”

“Skema” si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT

Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.

Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.

Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë. Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.

Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

 

Po ndodh...