Kush është i riu shqiptar që rrezikon dënim me vdekje në Kinë? Ministria e Jashtme në përpjekje për ta shpëtuar

Një 36-vjeçar shqiptar i arrestuar në Kinë si pjesë e një grupi kriminal që futën atje 1 ton kokainë, rrezikon dënim kapital. Familjarët e të riut shqiptarë i kanë apeluar për ndihmë qeverisë shqiptare për ndërhyrje për ta shpëtuar pasi sipas tyre 36-vjeçar me inicialet K.K., nuk ka një rol parësor dhe udhëheqës në grupin e të arrestuarve të akuzuar për futjen në Kinë të 1 ton kokainë.
Top Channel bazuar në të drejtën e Informimit Publik pyeti Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nëse kjo çështje a është diskutuar sot mes ministrit Igli Hasani dhe të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo?
“Në përgjigje të kërkesës tuaj ju bëjmë me dije se, gjatë takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykim që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar. Duke kërkuar respektim të të gjithë të drejtave të shtetasit në fjalë, në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor, pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të evitohet aplikimi i dënimit kapital”, thuhet në përgjigje.
MEPJ në emër të qeverisë shqiptare tregon se kërkesë i është përcjellë me herët edhe Ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, nga homologu i tij shqiptar përmes një letre zyrtare. Po ashtu MEPJ thekson në fund të përgjigjesse do të vazhdojë të ndjekë me prioritetin maksimal këtë çështje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


