Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia
12 Korrik 2025, 12:43 / AKTUALITET

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier.
Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur hamulloret (arë e korrur), por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen nga era dhe ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


