Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra, vetëm 2 janë ende aktive

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë informacion në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Bëhet me dije se 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar dhe vetëm dy mbetet aktive.
Vatrat aktive janë në vendin e quajtur Agjionerim në bashkinë e Delvinës, ku po punohet për izolimin e plotë të zjarrit dhe një tjetër në bashkinë e Dropollit, ku situata është e qetë.
Postimi plotë:
Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


