Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, tymi përhapet në të gjithë zonën

26 Korrik 2025, 08:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, tymi përhapet në

Pas Delvinës, zjarri ka kaluar në Borsh në rrugën nacionale midis Piqerasit dhe Borshit.

Për momentin zjarri nuk rrezikon banesat, por duhet të ndërhyhet sa më e shpejtë që flakët të mos përhapen më tej. E gjithë zona është e mbuluar me tym.

Kjo situatë ka krijuar shqetësim për operatorët turistikë, për shkak të pikut të sezonit ku numri i turistëve në Borsh është në rritje

Zjarri mbi malin e Borshit dyshohet të ketë shkuar nga zjarri i rënë në fshatrat e Delvinës.

Po ndodh...