Zjarri në Elbasan vazhdon për të tretën ditë, rrezikohet seriozisht jeta e banorëve

3 Korrik 2025, 10:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Elbasan vazhdon për të tretën ditë,

Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv për të tretën ditë radhazi, duke shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit dhe rrezik për shëndetin e banorëve në zonat përreth.

Edhe pse flakët janë shuar në sipërfaqe, zjarri vazhdon të digjet në thellësi të masës së mbetjeve, duke lëshuar shtëllunga tymi të dendur, veçanërisht në pjesën perëndimore të fushës së mbetjeve. Sipas të dhënave nga vendngjarja, mbi sipërfaqe janë hedhur rreth 10 mijë metra kub dhera, me qëllim izolimin e flakëve në shtresat e sipërme.

Zjarri nisi rreth orës 17:00 të së martës, dhe për fikjen e tij janë angazhuar strukturat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të qarkut Elbasan, si dhe ekipe nga Tirana, Kamza, Berati dhe Ministria e Mbrojtjes.

Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë po e bëjnë shumë të vështirë fikjen, ndërsa dhjetëra mjete të rënda po izolojnë masën e mbetjeve me dhera për të mundësuar izolimin total të flakëve.

Po ndodh...