Zjarri në Pishporo aktiv prej një jave, pritet ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët

Prej rreth një jave flakët në Pishporo të Fierit vijojnë të jenë të ndezura, ndërsa flakët masive kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha. Tre mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve, ndërsa vatra më problematike vijon të mbetet Darëzeza.
Pritet ndërhyrja edhe nga ajri me avion pas kërkesës pranë mekanizmit europian te mbrojtjes civile, të cilës Greqia i është përgjigjur menjëhere pozitivisht për të dërguar një avion Canadair në vatrat e zjarrit në Fier. Sipërfaqja e djegur mësohet të jetë mbi 500 hektarë sipërfaqe me pisha, ndërkohë zjarri nuk ka rrezikuar banesat pranë zonës.
Dje për të parë e ndjekur nga afër situatën, në terren ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Prefektin e Qarkut dhe kryetarin e bashkisë së Fierit. Në një prononcimin për mediat, Balla ka vlerësuar situatën si tepër problematike. Ministri është ndalur edhe njëherë tek zjarrvënia, duke e konsideruar vepër të rëndë penale. Ai kërkoi dënime të ashpra për zjarrvënësit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
