Zjarri përfshin pyllin me pisha, shkrumbohet edhe sipërfaqja me shkurre në Berat
22 Korrik 2024, 16:16 / AKTUALITET

Një pyll me pisha është përfshirë në fshatin Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat, ndërsa deri më tani është djegur një sipërfaqe rreth 500 m2 me shkurre e ferra dhe 150 balla jonxhe.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e shërbimit zjarrëfikës, që po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, për shkak të mungesës së rrugës.
Ndërkohë që zjarri raportohet se është lokalizuar, ende ka vatra aktive. Zjarrëfikësit po punojnë për eleminimin e plotë të vatrës së zjarrit, që mund të rianktivizohet për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
