ZYRTARE/ Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ilir Proda është emëruar zyrtarisht në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Lajmi është dhënë pak momente më parë nga Ministri i Brendshën Ervin Hoxha në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë.
Ilir Proda mbante detyrën e drejtorin e policisë në Elbasan, teksa zëvendëson në detyrë Muhamet Rrumbullakun e dorëhequr.
Në total në garë morën pjesë 15 kandidatë, nga të cilët vetëm 11 morën pjesë në intervistimin e komisionit të posaçëm. Në komisionin e vlerësimit bënin pjesë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Suzana Hoxha dhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar.
Kush është Ilir Proda?
Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda që së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan, propozohet drejtor i Policisë së Shtetit.
Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.
Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.
Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.
Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.
Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.
Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.
Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë. Kujtojmë se së fundmi, SPAK i sekuestroi telefonin Prodës, në kuadër të një hetimi për dekonspirimi të operacionin ku u godit organizata e Çapjave në Elbasan.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128