Zyrtarë të korruptuar përfitues të parave publike, SPAK: Fshihen pas kompanive, ndikojnë në tendera

Raporti i SPAK për vitin 2024 ka nxjerr nje tjeter problematike në administrate publike teksa rezultojne se zyrtare te larte përfshihen më shumë në vpera penale si korrupsion, shkelje e barazisë në tendera apo ndikime të paligjshëm.
Sipas SPAK këto zyrtare të larte krijojnë shoqëri tregtare duke emeruar persona të tjera por që de facto menaxhohen prej tyre.
Përfshirja e zyrtareve të lartë në vepra penale që lidhen me korrupsionin, shkeljen e barazise ne tendera shperdorimit te detyres etj për prokurorine e posacme mbetet shqetësues.
Referuar analizës së punës 1 vjecare SPAK thote se zyrtaret e larte nëpërmjet këtyre veprave penale kanë përfituar para në shuma të konsiderueshme që më pas i kanë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare. në mënyrë të veçantë, është evidentuar së një pjesë e këtyre fondeve është terhequr jashtë sistemit bankar në formë "cash", ndërsa një pjesë tjeter ishte ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive te paluajshme.
Nga rastet e hetuara nga kjo strukture është zbuluar se jane krijuar disa shoqëri fiktive tregtare të cilët ngrihen dhe kontrollohen me qëllim përfitimin e fondeve publike duke manipuluar ne shkelje të ligjit porcesine tenderimit, sic janë rastet e Erjon Veliajt, Ilir Beqajt apo Lefter Kokës.
Procesi i tederimit nga autoritet kontratore ministri apo bashki vijon të mbetet një fole korrupsioni.
Rastet e zbuluara nga drejtoret e bashkise së Tiranës ku jepnin tendera ne favour të kompanise së tyre janë pasqyruar edhe në raportin e SPAK.
Ortakët de facto te shoqerive tregtare te cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin ne pah por perdorin persona te tjere si ortake fiktive, de jure ne dokumentacionin e shoqerise.
Ky manipulim thotë SPAK perfshin pjesemarjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik.
Caktimin e anëtarëvë të komisioneve te vlerësimit të ofertave, duke perfshire edhe njeri-tjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar te paracaktuar te shpallet fituese.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




