Akuzohet për kanosje e dhunë/ Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, djali i saj goditi një polic pak ditë më parë
Policia e Durrësit ka vënë në pranga Fetah Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës, e cila u arrestua më herët në lidhje me vjedhjen e rreth 700 mijë eurove.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.
Pas ekzekutimit të vendimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, arrestimi i Matajt është kryer nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik.
Fetah Mataj, pak ditë më parë, ishte emëruar zëvendësdrejtor i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Durrës dhe djali i tyre goditi një polic pak ditë më parë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
