Arrestimi i Robert Dukës, 50-vjeçari i akuzuar në Greqi për grabitjen e 28 bankave, dyshohet se do të largohej sërish drejt vendit fqinj

9 November 2026, 14:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimi i Robert Dukës, 50-vjeçari i akuzuar në Greqi

Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora i arrestuar në Tiranë për dy grabitje bankash në Tiranë, rezulton të ketë qenë më herët nën akuzë në Greqi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj.

Duka ishte mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, të cilët dyshonin se ai po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

Hetuesit kanë ndjekur lëvizjet e tij deri në momentin e arrestimit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”.

Një tjetër detaj që ka dalë në dritë është se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Robert Duka u arrestua si i dyshuar për dy grabitje bankash, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Në grabitjen e fundit dyshohet se janë marrë rreth 60 mijë euro, ndërsa autori i dyshuar është larguar me monopatinë elektrike.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve, policia sekuestroi 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve dhe dy telefona celularë.

Po ndodh...