As Messi dhe as Yamal/ Harry Kane ngjitet në krye të garës për Topin e Artë
Gara për Topin e Artë ka marrë një tjetër kthesë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, me Harry Kane që është shfaqur si favoriti i ri për të fituar çmimin prestigjioz individual.
Sipas një analize të publikuar nga Betfair, sulmuesi anglez ka kaluar në krye të renditjes me 19.50 për qind gjasa për triumf, duke lënë pas talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe yllin argjentinas Lionel Messi.
Kane zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, duke realizuar 61 gola në 51 ndeshje, ndërsa me Anglinë arriti vendin e tretë në Kupën e Botës. Edhe pse nuk luajti në finalen e Botërorit, paraqitjet e tij kanë forcuar ndjeshëm kandidaturën për çmimin më të madh individual.
Në vendin e dytë renditet Lamine Yamal me 15.78 për qind gjasa. Futbollisti i Barcelonës pati një sezon spektakolar, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle.
Lionel Messi pozicionohet i treti me 13.68 për qind, ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappe me 11.40 për qind dhe Rodri me 9.32 për qind.
Në listë janë gjithashtu Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham, të cilët vlerësohen me nga 3.42 për qind mundësi për të fituar trofeun.
Modeli i Betfair merr parasysh statistikat individuale, trofetë me klubin dhe kombëtaren, ndikimin në ndeshje dhe faktorët mediatikë.
Historia e Topit të Artë tregon se fitimi i Kupës së Botës nuk garanton gjithmonë triumfin në këtë garë, pasi Messi në vitin 2010 dhe Luka Modric në vitin 2018 arritën ta fitojnë çmimin pavarësisht rrethanave të ndryshme në Botëror.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Dumbabistët e rinj
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128