Azgan Haklaj: Besa, Kanuni, Kushtetuta, Atdheu, Demokracia, Shteti i së Drejtës, Kodi i Nderit!

26 July 2026, 14:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Azgan Haklaj: Besa, Kanuni, Kushtetuta, Atdheu, Demokracia, Shteti i së

Besa në traditën shqiptare është një prej shtyllave më të shenjta kulturore e shpirtërore.

Ajo është një pakt egzistencial, ku fjala e dhënë mbante peshën e nderit, jetës dhe përkushtimit ndaj Zotit e atdheut.
​Kur ky konceptualizim sprovohet në rrafshin politik modern, sidomos përmes figurave qendrore të tranzicionit si Sali Berisha dhe Edi Rama, kuptimi i besës pëson një transformim rrënjësor, duke kaluar nga ideali etik tek kalkulimi pragmatik.
"Besëlidhje me Zotin dhe Atdheun"!
​Në kanunin e moralit kombëtar, besa nuk ka qenë thjesht një marrëveshje administrative apo verbale. 
Ajo përbënte një pakt sakral:
​Me Zotin si dëshmitar suprem i së vërtetës, i nderit dhe i drejtësisë.
​Me atdheun si detyrim sublim për t’i shërbyer bashkësisë kombëtare përtej interesave përsonale apo partiake.
​Për rrjedhojë, tradhtia e besës nuk çonte vetëm në humbjen e besueshmërisë politike, por në rënien e nderit dhe degradimin e autoritetit moral.
Nga këndveshrimi i besës po i skanojmë dy ortakët e hajnisë, ujdia e të cilëve ka konstruktuar rebublikën e korrupsionit qysh nga viti 2008 me atentatin që i bënë kushtetutës duke asgjesuar votën e lirë!
​Sali Berisha, besa mes epikës dhe pragmatizmit taktik.
​Te Sali Berisha, koncepti i besës shpesh shfaqet i veshur me diskursin tradicional e malsorian, një përpjekje për ta paraqitur fjalën e dhënë si të palëkundur, të bazuar në kanun e burrëri dhe tek shprehja postulat "Mos të vdektë fjala".
​Berisha ka përdorur shpesh retorikën e besës tradicionale për të ndërtuar aleanca, për të kërkuar besnikëri absolute nga mbështetësit dhe për të projektuar veten si mbrojtës të interesit kombëtar, por në realitetin politik prej dekadash, besa shpesh është rikonfiguruar sipas nevojave të momentit. Aleancat e lidhura dhe të prishura me aktorë të ndryshëm politikë kanë treguar se "besa politike" tek ai ka funksionuar më shumë si instrument pushteti e mbijetese, sesa si një besëlidhje e palëkundur me Zotin e atdheun.
​Edi Rama ka përdorur "besën" si pakt modern dhe retorikë transformuese
​Ai, Edi Rama e ka përdorur besën përmes një optike më post-moderne, perëndimore në formë, por thellësisht politike në përmbajtje.
​Edi Rama e ka zëvendësuar kornizën e besës kanunore me atë të "paktit qytetar", "kontratës sociale" apo paktit për "modernizimin e shtetit.
 Besa e shpallur me elektoratin apo aleatët shpesh është përshtatur me kontekstin e pushtetit. 
Për të, dobia politike dhe kontrolli i proceseve kanë mbizotëruar mbi idealizmin e fjalës së dhënë. 
Ai e ka  transformuar besën në një diskurs mediatik, ku fjala mban peshë aq sa shërben për narrativën e radhës.
​Marrëveshja e vitit 2008-ë dhe krizat e besës!
​Të dy së bashku, Berisha dhe Rama, shkruan faqet përcaktuese të sistemit politik aktual përmes ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008:
​Ajo marrëveshje ishte një "besëlidhje" mes dy liderëve për të konsoliduar pushtetin e kryetarëve të partive.
​Me këtë marrveshje ortakët e sundimit thyen besën me qytetarin: 
Nëse besa origjinale i shërben atdheut dhe Zotit, pakti i tyre politik i shërbeu mbylljes së sistemit dhe kontrollit të skenës politike, duke zbehur përfaqësimin e drejtpërdrejtë demokratik.
Ata asgjesuan besën me qytetarin, votën e lirë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
​Sot ortakët e hajnisë kërkojnë një "Besëlidhje të Re" gjoja besëlidhje me qytetarin.
​Përballë "besës" së instrumentalizuar nga politika e tranzicionit ku fjala e dhënë përdoret për taktika e braktiset për pushtet kombi ka nevojë për rikthimin tek  kuptimi fillestar:
​Besa e vërtetë nuk është marrëveshje mes klanesh politike për të ndarë pushtetin, por një pakt shpirtëror e moral i gjithësecilit me Zotin dhe atdheun, për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar, për të mbrojtur atdheun e jo për ta shitur atë.
Përmes apelimit tek besa sot Edi Rama pretendon  se morali i liderit është mbi kushtetutën, gjykatat dhe mbi institucionet që po i paraqitet si burokraci, ndërsa lideri si shpetimtar, i cili bën amnisti për të kaluarën dhe kërkon leje me shkrim për të ardhmen, duke asgjesuar llogaridhënien, sepse për sulltanin tonë  është më e lehtë të kërkojë besim emocional se sa të japë llogari ligjore.
Kështu pati vepruar edhe Sali Berisha me tezën e tij të famshme:
"Bashkëvuajtës e bashkëfajtor" në vitet 90-të me të cilën vrau demokracinë që në ngjizje, kurse në  referendumin e vitit 1995  kërkoi atëkohë besë për të votuar kushtetutën.
Kjo tregon mentalitetin tribal të binomit Berisha & Rama!
Besa është institucioni më i lartë shpirtëror dhe etik i shqiptarëve, një pakt i pashkruar që përcakton kodin e nderit dhe besnikërinë ndër shekuj.
Besa kapërcen kufijtë përsonal dhe vetjak, garanton mikun, të pafajshmin duke u kthyer në mburojë e pacenueshme e dinjitetit njerëzor.
Ajo është aset i pashlyeshëm historik dhe njerëzor
Besa, në situatat më të mëdha të historisë i ka dhënë një forcë të jashtëzakonshme kombit dhe një imazh fisnik në sytë e botës, si një vlerë universale që mbron të vërtetën dhe fjalën e dhënë.
Kur flasim për besën në rrafshin e pushtetit, qoftë në traditën historike dhe zakonore, qoftë në shtetformimin modern, kërkimi dhe dhënia e besës merr një dimension tjetër.
Këtu nuk bëhet fjalë për një marrdhënie përsonale mes dy qytetarëve por për një kontratë sociale, stabilitetin e bashkësisë dhe legjitimitetin e udhëheqjes.
Besa është kontratë sociale besnikërie ndaj atdheut dhe kombit, ndërsa në dobinë politike pushteti kërkon besën e qytetarëve për t'i bindur ndaj rregullave dhe ligjeve, por nga ana tjeter populli kërkon besë nga ai që merr pushtetin që do të mbrojë interest e tij, do të garantojë drejtësinë dhe nuk do të përdorë pushtetin për interesant e tij përsonale.
Ashtu si në kanun kërkohej besë për të ndalur gjakmarrjen mes familjeve, në politikë kërkohet besë për të parandaluar luftën civile dhe degradimin e shtetit dhe për të mbrojtur atdheun.
Natyrshëm lind pyetja?
A mund të ketë marrveshje me besëpreret ??
A mund të ketë kontratë sociale me ata që kanë shitur atdheun për interesant e veta, pra shkurt me tradhëtarët!
Kurrë!
Në historinë e Shqipërisë njihen Besëlidhja, e Lezhës, Lidhja Shqiptare e Prizërenit, Lidhja e Pejës, "Me besa - besë", Kuvendi i Junikut ku udhëheqësit besatohen se:
 "Për atdheun kemi me u bë fli vetë dhe femijët tanë" dhe jo si besëlidhja e ortakëve të hajnisë Rama & Berisha që për hir të femijeve tanë kemi me e shit Shqipërinë dhe kemi me ua grabit' krejt pasuritë shqiptarëve për familjen tona.
Marrveshjet e Ramës dhe Berishës qysh nga viti 2008 janë besëlidhje me kode nderi si të mafies "Omerta", ku ka pakt me gjak, ka betim për heshtje, ka fjale të dhënë.
Ekziston një humnerë e madhe mes omertës mafioze dhe besës tradicionale.
Omerta Rama & Berisha, ka prodhuar një parlament të krimit, qeveri të krimit, pushtet lokal të krimit.
Kërkesa e Rames për besë përsëri i drejtohet publikisht Berishës, pavarësisht se ai në dukje ua kërkon qytetarëve.
Përgjigja e qytetarëve është dhëmb për dhëmb e flakë për flakë.
Prej 55 ditësh sovrani është në shesh në betejën për demokracinë dhe për mbrojtjen e atdheut nga matrapazët e hajnisë.
Sovrani sot kërkon:
"Qeveri e popullit, nga populli, për popullin"!
Rrezimin e establishmentit 35 vjeçar!
Referendum për modelin politik dhe ekonomik!
Çlirimin e demokracisë me zgjedhje të lira dhe të ndershme pas ndryshimit të kodit zgjedhor!
Sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.
Votim dhe numrin elektrinik!
Depolitizim të administratës zgjedhore!
Kontratë të re sociale të zgjedhësve me të zgjedhurin pas nënshtrimit të vetingut!
Epilogun e epokës së vjetër dhe prologun e epokës së re!
Republikë e Re!

Po ndodh...

ide