Rama sfidon Protestën e madhe qytetare: Dorëheqja nuk negociohet, po deshët protestoni deri në zgjedhjet e vitit 2029!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave kundër dokumentit “Besa” të prezantuar nga Partia Socialiste, duke i sfiduar për kërkesën e parë të tyre, që është dorëheqja e tij.
Në një reagim të publikuar prej tij, Rama u shpreh se nuk e konsideron të negociueshme largimin nga posti i kryeministrit dhe se mandati i tij buron nga vota e qytetarëve që e kanë mbështetur. Ai ka vazhduar karshillikun ndaj qindra mijë qytetarëve, duke shkruar se po të duan mund të vazhdojnë të protestojnë deri në zgjedhjet e vitit 2029.
Ai iu referua kritikave të ardhura nga protesta në bulevard, duke thënë se disa prej tyre kërkojnë mungesë dialogu dhe vetëm dorëheqjen e tij, ndërsa sipas tij kjo nuk lidhet me kontratën që ka me zgjedhësit.
“Dorëheqja ime është e panegociueshme”, shkruan Rama, duke shtuar se nuk ka një kontratë me protestuesit, por me qytetarët që i kanë dhënë votën.
Kryeministri u shpreh se dokumenti “Besa” lidhet me angazhimet e tij ndaj mbështetësve dhe qytetarëve që kanë votuar për të, ndërsa protestat dhe kërkesat për largim i konsideroi pjesë të së drejtës demokratike.
Por Rama që përmend zgjedhjet e vitit 2029, bën sikur harron se Rilindja dhe qeverisja e tij është kapur nga SPAK në afera të paprecedenta korrupsioni dhe shqiptarët kërkojnë tashmë jo vetëm largimin e tij sëbashku me ortakun dhe patericën e tij që ka kapur dhe shitur opozitën, Sali Berishën, por edhe drejtësi për çfarë i kanë bërë Shqipërisë, (Rama në burg, Berisha në burg).
Ndërkohë protesta e madhe sot është futur në Ditën e 57 rresht dhe duket se nuk do të ndalet. Kurse ditën e nesërme, pritet rrethimi i parlamentit, tashmë i shpallur delegjitim nga Protesta./ Alfapress.al
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128