Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur në Berlin gjatë Paradës së Krenarisë, duke e cilësuar atë si “një akt të shëmtuar” dhe “një sulm ndaj shoqërisë sonë”.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Merz tha se qindra mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar në mënyrë paqësore, me mesazhe mirëkuptimi dhe tolerance.
“Ata donin që ne të silleshim me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë“, shkroi kancelari.
Merz e përshkroi Gjermaninë si një vend “të hapur dhe liridashës”, duke theksuar se këto vlera do të ruhen dhe mbrohen.
Ai shprehu solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa siguroi se autoritetet do ta hetojnë ngjarjen dhe do ta ndjekin penalisht “me ashpërsinë më të madhe”.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128