Dëmtohet rëndë, lideri i Barcelonës fajëson stafin mjekësor: Më thanë se ishte diçka e vogël

Frenki De Jong është dëmtuar pasi ka këputje të ligamentit lateral medial të gjurit të djathtë. Për këtë duhet të qëndrojë rreth 4 muaj jashtë fushës së blertë, pavarësisht se nuk do të jetë nevoja për operacion.
De Jong në njëfarë mënyrë fajësoi stafin mjekësor të Holandës. Kjo duke qenë se tifozët e Barcelonës po kërkonin llogari, pasi se me klubin nuk ishte i gatshëm por luajti me përfaqësuesen. Tashmë është sërish Barça që mbetet pa shërbimet e tij.
“Gjatë Kupës së Botës, pësova një dëmtim në gju. Pas vlerësimeve të para, mjekët më thanë se ishte një dëmtim i vogël dhe se nuk do të përkeqësohej nëse do të vazhdoja të luaja. E vetmja vështirësi ishte të luaja me pak dhimbje, por gjatë gjithë karrierës sime e kam bërë këtë sa herë që kam mundur të kontribuoj për ekipin, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren time.
Gjatë pushimeve të mia, u riktheva në Barcelonë për ekzaminime të mëtejshme. Këto treguan se dëmtimi ishte më serioz nga sa ishte përcaktuar fillimisht. Fatmirësisht, në këtë fazë nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe tani jam plotësisht i fokusuar te rikuperimi im dhe te rikthimi në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.
Çdo ditë punoj për të qenë në formën më të mirë të mundshme. E marr profesionin tim, trupin tim dhe përgjegjësinë ndaj ekipit jashtëzakonisht seriozisht. Por ndonjëherë ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh dhe ky dëmtim është një prej tyre.
Të luaj për Barçën dhe Holandën është diçka për të cilën ndihem jashtëzakonisht krenar dhe përkushtimi im ndaj të dyjave nuk do të ndryshojë kurrë.
Do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë, për shokët e skuadrës dhe për tifozët tanë. Ka ende shumë momente për të krijuar dhe objektiva që duam t’i arrijmë së bashku. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj. Mezi pres të rikthehem. Forca Barça përgjithshmonë”, u shpreh De Jong.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128