Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

Të paktën gjashtë civilë, përfshirë një nënë dhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe 22 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur të ndërmarrë nga grupi separatist xhihadist Jaish al-Adl në një gjykatë në provincën juglindore të Iranit, Sistan-Baluchestan, raportuan mediat iraniane të shtunën.
Sipas burimeve lokale, sulmi nisi me të shtëna brenda ndërtesës së gjykatës dhe u pasua nga një sulm i dytë me mortaja dhe granatahedhës, duke shkaktuar panik dhe viktima mes civilëve. Më pas, ndodhi një përleshje e armatosur që zgjati tre orë me forcat iraniane të sigurisë.
Agjencia shtetërore iraniane njoftoi se tre sulmues të armatosur u vranë gjatë përleshjes, ndërsa disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar në spitalet lokale për trajtim.
Grupi Jaish al-Adl mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate në Telegram, duke u bërë thirrje civilëve të evakuonin zonën “për sigurinë e tyre”. Dëshmitarë lokalë raportuan shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë, ndërsa forcat iraniane mbyllën disa rrugë që të çojnë në gjykatë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


