Sulm me dron pranë termocentralit bërthamor në Abu Dhabi

17 Maj 2026, 15:51 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me dron pranë termocentralit bërthamor në Abu Dhabi

Një sulm me dron, që dyshohet të jetë nisur nga Irani, shkaktoi zjarr pranë një termocentrali bërthamor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Paraprakisht nuk raportohet për njerëz të lënduar ose ndikim në nivelet e rrezatimit.

Në deklaratë nuk specifikohet se nga është nisur droni, por Emiratet e Bashkuara Arabe kohët e fundit kanë akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike dhe ekonomike.

Teherani nisi sulme hakmarrëse në të gjithë rajonin pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditën Iranin më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqës të lartë dhe duke shkaktuar një luftë më të gjerë.

Irani ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e tjerë të SHBA-së në Gjirin Persik se kanë lejuar forcat amerikane të kryejnë sulme nga territori i tyre.

Po ndodh...