Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, evakuohen banorët

20 Mars 2025, 13:50 / BOTA ALFA PRESS
Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, evakuohen banorët

Një shpërthim masiv që la pas një re gjigante tymi goditi në orët e para të mëngjesit Engels-2, një aeroport ushtarak rus që strehon aeroplanët bombardues strategjikë bërthamorë të Rusisë .

Depot e municioneve të mbushura me raketa dhe një strukturë karburanti e aviacionit u goditën dhe u dogjën nga sulmi ukrainas, i cili la dhe dëme të tjera në një spital si pasojë e mbetjeve nga dronët që u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Sipas burimeve mësohet se një furnizim i ri i raketave Kh-101 kishte mbërritur në bazën ajrore me një aeroplan transporti Il-76 dhe se Ukraina kishte marrë të dhëna për këtë gjë. Në momentin e shpërthimit, tre bombardues strategjikë Tu-95MS dhe dy Tu-160 ishin në bazën ajrore Engels-2.

Guvernatori rajonal i Saratov, Roman Busargin, ka konfirmuar sulmin në Telegram – duke theksuar se ekipet emergjente po punojnë pa ndërprerë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Për arsye të sigurisë, gjatë zjarrit në bazën ajrore  banorët janë evakuuar  dhe të gjitha ekipet emergjente janë në terren”, ka shtuar Busargin

Engels-2 është një bazë kryesore për avionët rusë Tu-95MS dhe Tu-160, dhe magazinat aty pranë besohet se ruajnë raketa vdekjeprurëse Kh-101 dhe Kh-55.

Po ndodh...