Sulm me thikë në një qendër tregtare në Australi, raportohet për 4 viktima
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction të Sidneit. Katër persona thuhet se kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë.
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj 9 muajshe. Ato janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur.
Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se qendra Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej.
Sipas informacioneve, autorët ishin dy, një prej të cilëve u qëllua për vdekje nga policia.
Një dëshmitare, e cila sot është mbyllur brenda një dyqani tha se ka dëgjuar të shtëna dhe britma.
“Ne jemi absolutisht të tmerruar,” tha ajo.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike dhe kapjen e autorit.
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128