A do të kandidojë për presidente në 2028? Ja si përgjigjet Kamala Harris

Ish-zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, deklaroi se po e shqyrton “mundësinë e kandidimit” përsëri për presidente në vitin 2028. Këto deklarata ajo i ka bërë teksa u pyet gjatë një eventi nga grupi i të drejtave civile, National Action Network në Nju Jork.
Ajo deklaroi: “Ndoshta, ndoshta. Po mendoj për këtë, po mendoj për këtë”, duke marrë edhe brohoritje nga publiku.
Harris, e cila shërbeu si numri 2 gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden, u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga Donald Trump, i cili fitoi si votën popullore ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor.
Ajo më parë ka shërbyer si senatore amerikane dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, ndër të tjera.
Harris gjithashtu kandidoi pa sukses për nominimin demokrat në zgjedhjet e vitit 2020.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128