Aksident në Barcelonë, rreth 50 persona të lënduar

3 Mars 2025, 19:34 / BOTA ALFA PRESS

Aksident në Barcelonë, rreth 50 persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Barcelonë, ku si pasojë rreth 50 persona mbetën të plagosur. Bëhet e ditur se dy autobusë që po transportonin turistë në një rrugë të Barcelonës u përplasëm me njëri-tjetrin. Gjithashtu raportohet se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

"Gjithsej 63 persona morën ndihmën e parë. Janë katër persona të plagosur rëndë, duke përfshirë një të mitur”, nënkryetari i bashkisë së Barcelonës.

Po ashtu nënkryetari i bashkisë tha se njëri nga autobusët u bllokua dhe tjetri ra pas tij.

Batlle tha gjithashtu se të lënduarit përfshinin anëtarë të një grupi pasagjerësh të lundrimit që vizitonin zonën përreth Sagrada Familia, një nga atraksionet turistike të Barcelonës, dhe një grup tjetër studentësh italianë që jetonin në një qytet aty pranë.

 

ide