“Ky djalë nuk do paqe!”- Trump kritika Zelenskyt: Nuk do e tolerojmë më! Evropa ia tha qartë që pa SHBA nuk bën dot asgjë

3 Mars 2025, 19:20 / BOTA ALFA PRESS

“Ky djalë nuk do paqe!”- Trump kritika Zelenskyt: Nuk do e

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar sërish homologun e të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Truth Social, duke deklaruar se nuk do ta tolerojë më atë.

Ky reagim vjen disa ditë pas takimit të tyre plot tensione në Shtëpinë e Bardhë, takim i cili përfundoi në një konfrontim të ashpër dhe me largimin e papritur të Zelensky.

Në postimin e tij, Trump komentoi një deklaratë të Zelenskit, ku ky i fundti është shprehur se “fundi i luftës me Ukrainën është shumë larg”.

Trump e ka cilësuar këtë deklaratë si më të keqen të mundshme, duke paralajmëruar se Washingtoni nuk do ta tolerojë atë shumë më gjatë.

“E kam thënë që në fillim, ky djalë nuk do paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës”, ka shkruar presidenti amerikan, duke lënë kritika të ashpra për qëndrimin e Ukrainës ndaj luftës.

Në të njëjtën kohë, duke i ndalur te takimi i liderëve të BE me Zelensky në Londër, Trump tha se ata kanë pranuar se pa SHBA-në nuk mund të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Ndoshta nuk është deklarata më e mirë për të treguar forcën kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?” shtoi Trump.

 

ide