Aksidenti ajror ku vdiq Presidenti i Iranit dhe ministri i Jashtëm, identifikohen edhe 3 prej viktimave! Mjegull e temperatura të ulta kur u rrëzua helikopteri

20 Maj 2024, 08:12 / BOTA ALFA PRESS

Aksidenti ajror ku vdiq Presidenti i Iranit dhe ministri i Jashtëm,

Janë identifikuar edhe 3 prej viktimave në aksidentin ajror ku humbën jetë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

ka raportuar se në bordin e avionit, ku udhëtonin 9 persona, ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor.

U vra edhe komandanti i njësisë së mbrojtjes së presidentit, Sardar Seyed Mehdi Mousavi.

Gjithashtu kanë humbur jetën truprojat e Presidentit dhe ekuipazhi i helikopterit, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Në momentin e rrëzimit të avionit të dielën (19 Maj) kishte re të ulëta dhe temperatura më të ftohta se mesatarja në të gjithë rajonin veriperëndimor të Iranit.

Aksidenti ajror ndodhi kur Presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin, raportoi IRNA.

Midis personave në bord ishin tre anëtarë të ekuipazhit, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, një imam, kreu i shefit të sigurisë së Raisit dhe një truproje, sipas medias Sepah të drejtuar nga IRGC.

Trupat e të vrarëve në rrëzimin e helikopterit që vrau presidentin e Iranit do të transportohen në qytetin e Tabrizit, tha kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane.